Fitim Selimi flet për takimet me Kadri Veselin (Video)

Fitim Selimi flet për takimet me Kadri Veselin (Video)

Arrestohet një person në Lipjan me urdhër të Interpolit

Kandidati për të parin e PDK-së së Lipjanit, Fitim Selimi, në ”Intevistë me Granit Duriqin”, ka folur se a ka pas marrëveshje ndërmjet tij dhe Kadri Veselit në takimet e tyre të përbashkëta.

Selimi tha se me kryetarin Veseli nuk njihen sot, të dy ishin aktivë në procesin e luftës për çlirim, si dhe në formimin e Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Ulpianapress

”Nuk është që sot, apo frik e njohë udhëheqësin e PDK-së.Ne kemi qenë pjesë aktive fillimisht në luftën për çlirim, por edhe të njejtën kohë kemi qenë aktivë edhe në formimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Nuk kemi marrëveshje për t’a udhëheqë PDK-në, por jemi pajtue që të rikthehem në kuadër të strukturimit të partisë dhe natyrisht ti futem procesit zgjedhor me pretendimin për të qenë kontributor direkt në zhvillimin e degës”, ka thënë Selimi

Ai tutje ka shtuar se është rikthyer që bashkë me kolegët dhe delegatët, që t’a finalizojnë këtë proces ashtu siç i ka hije PDK-së, dhe Selimi pret që të zgjidhet i pari në këtë proces./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)