Se Sadri Shala po ngjitet drejt majave të politikës e dëshmon edhe ftesa e fondacionit të ish-Presidentit amerikan Barack Obama e ardhur ne adresë të tij, si mysafir special në një tubim të mbajtur në Gjermani.
Pjesëmarrjen e tij në këtë tubim madhështor ku marrin pjesë elita e politikanëve botërorë, e ka bërë publike vetë Shala në faqen e tij zyrtare, njofton Ulpianapress.
Madheshtia e këtij tubimi shihet edhe në disa pamje të shkrepura nga Shala ku shihet ndër të tjera edhe ish-presidenti amerikan Obama.
‘’Ndihem mjaft i priviligjuar që jam njeri nder mysafirët më të respektuar nga Fondacioni i Presidentit Barack Obama’’, ka shkruar Shala. /Ulpianapress/
COMMENTS