”Gjatë këtij takimi u vu në pah organizimi dhe mbarëvajtja e partisë në përgjithësi. Kështu në fjalën e tij ai, mes tjerash propozoi që të zhvillohen vizita nëpër të gjitha nëndegët e partisë, gjithashtu një theks të veçantë kryetari i dha edhe organizimit të Kuvendit të Gruas.
Vetëm nëpërmjet një pune konkrete dhe të vazhdueshme, ne mund të arrijmë rezultate konkrete në çdo aspekt-theksoi z.Rizani.
Njëkohësisht, ai falenderoi edhe njëherë të gjithë kryetarët dhe delegatët pjesemarrës në kuvendin zgjedhor që i dhanë besimin e plotë për të udhehequr Partinë Demokratike – dega në Lipjan. Ai në fjalen e tij, që kryefjalë ishte rinia, nënvizoi rëndësinë e zhvillimeve të proceseve brenda partisë me një angazhim maksimal të të rinjëve,për të çuar përpara Dekaden e Re, për një progres dhe një zhvillim të vetë shoqërisë dhe vendit tonë në pergjithësi.
Koncepti I Dekade së Re, nuk mund të kuptohet dhe permbushet pa angazhimin e të rinjëve dhe kontributit të tyre të çmuar në shtetndërtim, për një Kosovë evropiane, që do jetë faktor stabiliteti, jo vetem në rajon, por edhe më gjërë.
Një falenderim i veçante iu drejtua edhe kundërkandidatëve pjesmarrës në garën zgjedhore, të cilët, treguan një gatishmëri të lartë për të punuar dhe kontruibuar në mbarevajtjen e procesit në pergjithësi, duke ruajtur një unitet dhe një vision të qartë për të punuar bashkarisht për të ardhmen dhe fuqizimin e partisë dhe të programit të saj në të mirë të qytetareve të komunes sonë”, shkruan në faqen zyrtare të degës.
COMMENTS