Pranon ‘momentin më biond’, kërkesën për fotografi e kishte kuptuar tërësisht gabim (Foto)

Pranon ‘momentin më biond’, kërkesën për fotografi e kishte kuptuar tërësisht gabim (Foto)

Pse dera e dhomës duhet të qëndrojë e hapur? Ka një arsye për këtë!

Alyssa Stringfelloë nga Arkansas e Shteteve të Bashkuara, ka treguar për ‘momentin më biond’, pasi ia dërgoi kopanisë së sigurimeve fotografitë e saj dhe jo të veturës.

Mësuesja 25-vjeçare, ka treguar përmes rrjetit social ngjarjen, kur iu kërkua të dërgonte imazhet e veturës, para se t’i kalonte afati i regjistrimit, transmeton Telegrafi.
Pasi u ngatërrua dhe mendoi se duhet të dërgonte fotografitë e saj, ajo buzëqeshi teksa pozonte për të kryer obligimin.

“Përshëndetje, na nevojiten të njëjtat fotografi, por se duhet të jetë makina e jo ti”, ka qenë mesazhi që iu kthye prapa.

Me të lexuar kërkesën, ajo turpërua shumë dhe shkoi menjëherë që të përmirësonte gabimin.

“E panevojshme të thuhet, që u turpërova shumë, ndërsa të gjithë në punë qeshën shumë me mua. Ishte një moment prej biondine”, ka thënë ajo lidhur me rastin.

Madje, ajo i kishte kërkuar nënës t’ia bënte fotografitë, ndërsa tërë kohës ishte pyetur nëse vërtetë do duhej të fotografojë atë apo veturën. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)