Kryetari i sapozgjedhur Rizani, së bashku me bashkëpunëtorë nga PDK- Dega Lipjan, qëndruan në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri, për të bërë homazhe me rastin e 20-të vjetorit të rënies së tyre.
Përmes një postimi në llogarinë e degës në Facebook, Rizani ka deklaruar se ata ranë për të mos vdekur kurrë, por, ne pasardhësve të tyre na mbetet që të punojmë së bashku pandërprerë, për ta zhvilluar më tutje vendin.
“Ata ranë për të mos vdekur kurrë, por, ne pasardhësve të tyre na mbetet që të punojmë së bashku pandërprerë, për ta zhvilluar më tutje vendin”
Tutje ai ka shtuar se vetëm të bashkuar dhe të unifikuar duke punuar për zhvillim të vendit mund t’i arrijmë objektivat.
“Vetëm të bashkuar dhe të unifikuar duke punuar për zhvillim të vendit mund t’i arrijmë objektivat tona në të mirë të të gjithë qytetarëve lipjanas”.
COMMENTS