Kryetari Rizani viziton OVL-në e UÇK-së në Lipjan

Kryetari Rizani viziton OVL-në e UÇK-së në Lipjan

Lajm i vitit, KOSOVA PO BËHET ME USHTRI

Kryetari i degës së PDK-së, Hyzer Rizani, vizitoi Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Lipjan, para të cilëve u zotua për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë, me theks të veçantë mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, njofton Ulpianapress.

Shënimi i plotë i Rizanit:

“Sot, me bashkëpunëtorë isha për vizitë në Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Lipjan, në vazhdën e një bashkëpunimi të mirë, për të shprehur përkushtimin tim dhe të degës së PDK-së.
Në këtë takim miqësor me strukturat e kësaj organizate, shpreha zotimin tim për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë, me theks të veçantë mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
U njoftova edhe me sfidat me të cilat përballet organizata. Me z.Ali Mejzinolli, kryetar i OVL-së në Lipjan, diskutuam edhe për probleme të tjera me të cilat ballafaqohen veteranët e komunës sonë”./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)