Asambleisti Tasholli vargon premtimet e pushtetit dhe mos realizimin e tyre

Asambleisti Tasholli vargon premtimet e pushtetit dhe mos realizimin e tyre

Ahmeti plas “bombën” në kuvend, falë premtimit të ministrit Çeku, Dobraja dhe Banulla mbeteten me shkolla të parenovuara

Asambleisti nga radhët e PDK-së së Lipjanit Argjend Tasholli, i’a ka varguar një mal premtimesh të pushtetit aktual dhe mos realizimin e tyre, që sipas asambleistit këto projekte janë nevojë imediate pë banorët gadimas.

Tasholli ka shrytëzuar rrjetin e tij social, për t’ia rikujtuar një për një pushtetit premtimet e bëra gjatë fushatës, të cilat deri tani i mbuloi pluhuri i harresës.

Shënimi i plotë i Tashollit:

Për çka ka nevojë Gadimja
Gadimja ka nevojë për një Çerdhe për fëmijë
Gadimja ka nevojë për një kompleks sportiv
Gadimja ka nevojë të punojë Ambulanca 24h
Gadimja ka nevojë për një Autoambulancë!
Gadimja ka nevojë për një sallë, e cila i plotëson standardet për zhvillimin e lojërave që zhvillohen në Superligë.
Gadimja ka nevojë për një shtëpi Kulture.
Gadimja ka nevojë për një park në pishat e fshatit.
Gadimja ka nevojë për rrugica të asfaltuara.
Gadimja ka nevojë për ndriçim të rrugicave!
Gadimja ka nevojë për një librari në Shkollën Fillore sikur që e kishte dikur në të kaluarën.
Këto ishin premtimet që u bënë gjatë fushatës dhe asnjë prej tyre nuk është realizuar”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)