Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje për Programin Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), dhe Komuna e Lipjanit, i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku kanë përfituar grante OShC-të nga Komunës së Lipjanit.
Kryetari Ahmeti u shpreh falenderues ndaj UNDB-dhe dhe BE-së për financimin e këtyre projekteve pëfituese duke theksuar se Komuna e Lipjanit gjithmonë do të jetë e gatshme për bashkpunim.
Qëllimi i këtij programi është përforcimi i demokracisë pjesëmarrëse në nivel lokal, zgjerimin e marrëdhënieve efektive mes qeverive lokale dhe OSHC-ve, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të OSHC-ve.
COMMENTS