Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Shaqir Hoxha, kryetari Rizani e nderon atë.
Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani i shoqëruar nga bashkëpunëtorë partiak dhe zv.ministrin Florent Hoxha, kanë vizituar vendin e renjës së dëshmorit në Nekovc dhe kompleksin memorial në Kleçkë.
Me këtë rast Rizani u shpreh se duke nderuar dhe respektuar të kaluarën tonë të shenjtë, frymëzohemi që të japim maksimumin nga vetja që të zhvillojmë dhe shtyjmë shtetin tonë përpara duke përmushur amanetin e dëshmorëve të kombit ndër shekuj.
Ata uruan familjen me rastin e emërimit të Shkollës së Mesme të Lartë “Shaqir Hoxha”, në fshatin Shalë./Ulpianapress
COMMENTS