Shkolla e Mesme në Shalë, ditë më parë është emërtu nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me emrin heroit kombëtar “Shaqir Hoxha”.
Ky vendim si duket ka gëzuar tej mase kryetarin e NISMËS së Lipjanit, dhe njërin nga hisedarët e këtij emërtimi Heset Sahitin njëherit zv.ministër i Arsimit.
Ai ka uruar të gjithë banorët shalianë për emërtimin e shkollës, me shpresën se kjo shkollë të bëhet frymëzim për gjeneratat e reja dhe përmes historisë së lavdishme që ka bërë dëshmori Shaqir Hoxha dhe shokët e tij, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kthehet në fymëzim për gjeneratat e reja.
Shënimi i plotë i Sahitit:
“E nderuara familje e dëshmorit të kombit Shaqir Hoxha,
Më lejoni që në emrin tim dhe të degës së NISMA Socialdemokrate në Lipjan, të ju uroj për vendimin e marrë nga ministri i Arsimit, z. Shyqiri Bytyqi, për vënien e emrit të shkollës së mesme në Shalë, “Shaqir Hoxha”.
Uroj që ky emër, që tani e tutje do ta jetësojë kjo shkollë, të bëhet frymëzim për gjeneratat e reja dhe përmes historisë së lavdishme që ka bërë dëshmori Shaqir Hoxha dhe shokët e tij, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kthehet në fymëzim për gjeneratat e reja, për atdhedashurinë ndaj kësaj toke të çmueshme që thirret Kosovë!
Lavdi e përjetshme për dëshmorin Shaqir Hoxha dhe për gjithë të rënët për liri!
Sinqerisht,
Heset Sahiti, kryetar i degës së NISMA Socialdemokrate në Lipjan, njëherit zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”.
COMMENTS