Shumë qytetarë nga vendet të ndryshme sot kanë përkujtuar Fatlum Vishesellën në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, transmeton Ulpianapress.
Vishesella u vra katër vite më parë me 9 maj, në Kumanovë të Maqedonisë gjatë një përleshjeje të armatosur.
Ai ishte në mesin e nëntë personave të tjerë që humbën jetën në Betejën e Kumanovës.
10 të rënët në këtë betejë janë: Xhafer Zymeri, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj, Fatlum Vishesella, Hysen Reshiti, Nysret Kaloshi, Samit Kastrioti, Turgaj Gashi, Valon Kabashi./Ulpianapress
COMMENTS