“Lipjani Hiking Club” organizon nesër shëtitje në Bjeshkën e Goleshit

“Lipjani Hiking Club” organizon nesër shëtitje në Bjeshkën e Goleshit

Komuna e Lipjanit dhe OJQ VoRAE me marrëveshje për menaxhimin e qendrave mësimore

Lipjani Hiking Club këtë të Diele, më 9 Qershor, do të organizojë ecjen e parë për këtë vit në bjeshkën madhështore të Goleshit, mbi fshatrat Harilaq,
Medvec, Magurë, Leletiq, Mirenë.

Pasi tani ka filluar sezona e ecjeve, do të kemi mundesi të kënaqemi me pamjen e Kalasë së Harilaqit dhe të shohim shumë kullosa, kafshë, lule të bukura, pamje nga të trija anët, shohim: Prishtinën, Fushë Kosoven, Aeroportin e Prishtinës, Malet fantastike të Blinajes, dhe fshatrat e zones se Drenicës!!

Nisja do të bëhet nga Lipjani,(sheshi Adem Jashari) me autobus, në orën 08:00 të mëngjesit, dhe kthimi në ora 18:00.

Gjatësia komplete e ecjes (ngjitje zbritje) është rreth 8 km dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehta!!

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni xhaketë (jakne), duks.

Të gjithë të interesuarit duhet ta rezervojnë vendin deri të Shtunën përmes telefonit: +383 44 216 626 (viber).

Lipjani Hiking Club është klubi i parë Alpin në komunën e Lipjanit, i cili është krijuar nga një grup i të rinjve të komunës sonë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)