Sot në orët e pasdites kryetari i PDK- së Lipjanit Hyzer Rizani dhe zëvendës ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevlidin Krasniqin takuan dhjetëra pjesëtarë të sektorit të bujqësisë nga komuna e Lipjanit, me të cilët patën një bashkëbisedim të afërt, ku u potencuan mundësia e ofrimit të grandeve qeveritare në bujqësi.
“Kryetari Hyzer Rizani bashkë me zëvendës ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Mevlidin Krasniqi takuan disa bujqë dhe fermerë nga komuna e Lipjanit.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi dhe informimi për mundësitë e ofrimit të grandeve qeveritare në bujqësi.
Shumica e këtyre përfaqësuesëve të familjëve prezent kanë ngritur biznese familjare me të hyra vetanake edhe pse kanë kërkuar përkrahje nga komuna, asnjëherë nuk kanë gjetur mbështetje.
Kryetari Rizani në emër të PDK-së në Lipjan u zotua që do të gjejmë forma dhe mundësi për përkrahje dhe rritje në sektorin e bujqësisë, në raste të tilla, fermerëve dhe kultivuesëve t’u dalim në ndihmë bashkë me qeverinë e Republikës së Kosovës“, shkruan në faqen zyrtare të PDK-së së Lipjanit./Ulpianapress
COMMENTS