Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat tjera.
Në mesin e qindra delegatëve që nesër pritet ta zyrtarizojnë kryetarin e partisë është edhe afaristi i suksesshëm dhe aktivisti i kahmotshëm i PDK-së së Lipjanit, Ali Stublla i cili kërkon besimin e të pranishme për Anëtar të Këshillit Drejtues të PDK-së.
“Shumë të nderuar delegatë, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan.
E them me sinqeritet dhe krenari që personalisht ndjehem i nderuar që delegatët e degës së PDK-së më kanë dhënë mbështetjen absolute në kuvendin zgjedhor që patëm javë më parë në Lipjan, duke më radhitur në mesin e më të votuarve. Kjo natyrisht që për mua përbën vlerësim por mbi të gjitha është një përgjegjesi jashtëzakonisht e madhe dhe nder që jam pjesë e kësaj skuadre.
Të nderuar dhe të respektuar delegatë, kam besimin e plotë tek ju që së bashku do t’ia dalim edhe në konventën e partisë që mbahet sot.
Uroj të gjitha ata që janë pjesë e këtij procesi.
Dalshim faqebardhë”.
COMMENTS