“Nuk është dashur të aprovohet Ligji për Specialen, është ditur se është i dëmshëm për Kosovën”

“Nuk është dashur të aprovohet Ligji për Specialen, është ditur se është i dëmshëm për Kosovën”

Ahmeti: Rinia është motivi i jonë, ata do të kenë hapësirë të mjaftueshme në jetën institucionale

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është njëri ndër udhëheqësit kryesor të Nerodimes, Shukri Buja. Ai do të shkojë në Hagë më datën 17 të këtij muaji. I ftuar në emisionin Frontal në T7, Buja ka thënë se mund të ndodhë që ai të mbrohet në liri, shkruan Gazeta Express

Buja ka thënë se ka qenë e pritshme se do të ftohet nga Specialja, pasi në bazë të Ligjit, çdo ushtar që ka luftuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mund të presë një ftesë të tillë.

“Në bazë të Ligjit çdo ushtar mund ta presë një ftesë të tillë sepse formulimi i ligjit është në një formë të tillë që atakon çdo ushtar. S’mund të them se e kam pritur, por në bazë të Ligjit ka qenë se do të ftohemi ose në cilësinë e dëshmitarit ose të të akuzuarit”, ka thënë Buja.

Ai ka theksuar se shumë njerëz kanë kërkuar azil në vendet e Perëndimit duke pretenduar se janë përndjekur nga UÇK’ja, ndërkaq nuk kanë menduar për pasojat që kjo mund t’i sjellë.

“Realisht s’mund të pretendosh se mund ta dish për çfarë akuzohesh, me mijëra njerëz kanë kërkuar azil në vendet e perëndimit me pretendimin se po i përndjek UÇK’ja pa i menduar pasojat. Është bërë një fushatë e tërë kundër UÇK’së, është një pjesë e njerëzve që kanë punuar shumë kundër UÇK’së. Serbia po përgatitë edhe dokumente të falsifikuara vetëm për ta atakuar luftën e UÇK’së dhe të arriturat e Kosovës”, është shprehur Buja.

Ndërkaq i pyetur se si do të paraqitet në Hagë, Buja tha se është e mundur që të mbrohet në heshtje.

“Do të koordinohem me avokatin, mund të ndodhë që të mbrohem në heshtje”, tha Buja.

Buja theksoi se nuk është dashur të aprovohet Ligji për Specialen, pasi që nga fillimi është ditur se do të jetë i dëmshëm për Kosovën.

“Kemi bërë hapa që s’i kemi matur mirë, s’është dashur të aprovohet ky ligj. Ata qe e kanë aprovuar e kanë ditur se do të jetë I dëmshëm për Kosovën, një ligj i njëanshëm që ndjek vetëm kosovarët e jo serbët që kanë kryer krime në Kosovë”, ka thënë Buja.

Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)