Asambleisti i PDK-së së Lipjanit, Ramiz Qeriqi është i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale.
“Luani” ftesën për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale thotë ta ketë marrë para disa ditëve, raporton KTV.
Mirëpo, Qeriqi thotë se nuk është njoftuar se në çfarë cilësie është thirrur nga ky institucion.
Pavarësisht kësaj, Qeriqi do të paraqitet në Dhomat e Specializuara më 9 korrik.
E, sipas ftesës, ai me vete duhet të marrë të gjitha shënimet që i posedon nga koha sa ka shërbyer si komandant në UÇK.
Pavarësisht kësaj, Qeriqi këtë e sheh si mundësi të mirë për të treguar për luftën e drejtë që, sipas tij, ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ai ndër tjerash thotë që duhet të dënohen ata që kanë kryer krime, por jo të njolloset lufta e UÇK-së.
Gjykata Speciale që nga janari ka dërguar ftesat e para drejtuar komandantëve të UÇK-së.
COMMENTS