Komuna e Lipjanit dhe GIZ diskutojnë rreth hartimit të Hartës Zonale Komunale (HZK)

Komuna e Lipjanit dhe GIZ diskutojnë rreth hartimit të Hartës Zonale Komunale (HZK)

Kadri Veseli viziton Maguren (Foto)

Drejtorati për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me GIZ kanë bërë prezantimin e punës së deritanishme të procesit të hartimit të Draft dokumentit të planifikimit të Hartave Zonale të Komunës së Lipjanit.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës Imri Ahmeti i cili ka përshëndetur punën deritanishme si dhe ka dhëne disa rekomandime rreth HZK-së

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i procesit të Draft dokumentit – Harta Zonale e Komunës së Lipjanit (HZK) si dhënë u bë shkëmbimi i opinioneve për të kontribuar në gjithëpërfshirjen e palëve me interes në programe, projekte dhe strategji të ndryshme gjatë hartimit të HZK.

Në këtë rast Drejtoresha e DPUMM Emina Rexhiq ka njoftuar të pranishmit rreth procesit të hartimit të Harta Zonale do të zhvillohet paralelisht me hartimin e Hartës Zonale (HZK) sipas kërkesave dhe Ligjit për Planifikim Hapësinor.

Përfaqësuesit e GIZ kanë diskutuar edhe rreth prezantimit të PZHK dhe PZHU dhe Prezantimit të metodologjisë së vlerësimit të zbatueshmërisë së këtyre planeve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)