Imri Ahmeti mohon se do të jetë sekretari i ardhshëm i LDK’së

Imri Ahmeti mohon se do të jetë sekretari i ardhshëm i LDK’së

Spektakël Holiwoodi-an midis Lipjanit (Video/Foto)

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ai nuk është pjesë e asnjë kombinimi, duke shtuar se ai do të angazhohet për një unifikim të partisë dhe një marrëveshje që e gëzon mbështetjen e anëtarësisë.

“Unë angazhohem për unifikim dhe marrëveshje të përbashkët që ka mbështetjen e me shumë degëve dhe delegatëve, për një marrëveshje që gëzon mbështetjen e anëtarësisë” shkroi Ahmeti.

Ai gjithashtu ka thënë se konspiracionet ndaj tij kanë vetëm qëllim ta përçajnë partinë dhe se ai vetë do të angazhohet që të dalë fitimtarë ndaj atyre që duan t’i përçajnë.

“Për mua personalisht janë të papranueshëm konspiracionet e kujtdo qofshin me qellim të futjes së hutisë dhe tendencave të përçarjes së anëtarësisë. Do angazhohemi fortë të dalim fitues ndaj çdo konjukture që po përpiqet të përçaj LDK-në” shkroi Ahmeti.

Në fund ai shtoi se LDK-ja do të dalë më e fortë duke e ruajtur traditën e tolerancës dhe mirëkuptimit. /GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)