Mustafa drejt tërheqjes, Veliu kryetar i LDK-së, Haziri ‘kryeministër’

Mustafa drejt tërheqjes, Veliu kryetar i LDK-së, Haziri ‘kryeministër’

Mbi 100 raste aktive me Covid-19, Lipjani i mbyll sheshin, parqet, shtigjet e ecjeve dhe tregjet

Pas përfundimit të procesit zgjedhor nëpër të gjitha 38 degët e LDK-së nëpër Kosovë dhe mbi 800 nëndegët e saj, pritet që Kuvendi i Përgjithshëm të mbahet me 3 gusht, por “Syri.net Kosova”, mëson nga zyrtarët e kësaj partie se ka mundësi që kuvendi të shtyhet për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, konkretisht dorëheqjes së kryeministrit dhe zhvillimeve që pritet të ndodhin.

Derisa sot është mbajtur edhe Kuvendi Zgjedhor i Degës së Presidentit Rugova, të njohur si dega e ‘problemave’, e cila ka mbyllur procesin zgjedhor në 38 kuvendet e këtij subjekti pa problem, ku nuk kishte as kundër kandidatë i rizgjedhur.

Derisa në opinion ka deklarime të ndryshme se kush do të jenë kandidatët potencial për të parin e LDK-së, zyrtarisht nuk flet askush për emrat e numrin e tyre.

Burime të “Syri.net Kosova’ jo zyrtare bëjnë të ditur se kryetar i ri i LDK-së do të jetë Agim Veliu, derisa kryetari aktual, nuk do të kandidoj për shkak të problemeve shëndetësore.

Nga ana tjetër po këto burime thonë se kryeministër i ardhshëm i koalicionit PDK-LDK do të jetë Lutfi Haziri, pas një marrëveshje para dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj .

Sipas burimeve tona nënkryetarët aktual Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, po bëjnë përpjekje që të marrin lidershipin e partisë, por asgjë nuk është e sigurt, pos fjalëve se kjo është punë e kryer.

“Syri.net Kosova’, ka provuar të marrë ndonjë konfirmim nga shumë zyrtarë të lartë të kësaj partie për këtë marrëveshje në LDK, por që zyrtarisht askush nuk ka dashur të flas.

Ismet Beqiri, sekretar i LDK-së , tha për “Syri.net Kosova” se Kuvendi i LDK-së është paraparë të jetë me 3 gusht dhe deri në atë kohë nuk mund të flas për emra, sado që ka pas emra të përfolur e deklarata të ndryshme, por, sidoqoftë unë mendoj se do të arrihet një koncensus të përafrimit të qëndrimeve, pse jo edhe për më shumë apo më pak kandidatë”, tha Ismet Beqiri.

Se si do që të jetë, në fund do vendosë kuvendi.

“Asgjë tjetër nuk pranojnë pos opsionit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Përfundimisht LDK-ja në asnjë opsion nuk përfshihet në kurrfarë zgjidhje tranzitore dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja”, tha sekretari i LDK-së për Syri.net Kosova”.

Derisa Lutfi Haziri, i cili shpesh shihet në ndeja përkrah presientit Hashim Thaçi, ka thënë për “Syri.net Kosova” më parë se partitë në qeverisje PAN-i, kishin zgjedh me kënd të punojnë. Ata kanë zgjedh e kanë bërë zgjedhje politike, ku kanë ndërtuar kulturën e numrave në koalicionin e tyre, duke e zgjedh PSD-në në vend të LDK-së e VV-së.

“Zgjedhja është e gabueshme, sepse krijon me numra një stabilitet të rrejshëm i cili nuk ka mundësi as me ratifikuar e as me bërë zgjedhje të qëndrueshme politike në Republikën tonë”, pati thënë Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se tek vendimet e rëndësishme siç është dialogu me Serbinë dhe në vendimet e mëdha nuk mund të ketë zgjidhje e as zgjedhje, nëse nuk ndrron ky diskurs.

Legjitimiteti politik nuk falet ai fitohet, kështu që jemi në këtë raport, tha, nënkryetari i LDK-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)