Nis ndërtimi i 273 shtëpive për komunitetet joshumicë në Lipjan

Nis ndërtimi i 273 shtëpive për komunitetet joshumicë në Lipjan

Herolind Kozhani, emër që i duhet Lipjanit në Asamblenë Komunale

Në komunën e Lipjanit gjatë ditës është vënë gurthemeli për fillimin e ndërtimit të 273 shtëpive për komunitetet joshumicë. Projekt ky i cili synon të bëjë me shtëpi familjet në nevojë, në gjithë Kosovën. Për vënien e këtij gurthemeli të pranishëm ishin Fatmir Limaj, Skender Reçica, deputetë e qytetarë.

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Nismës Social Demokrate tha se ky projekt për ndërtimin e 273 shtëpive po e fillojnë në Lipjan, projekt të cilin e quajti madhor.

Ai tha se ndihet krenar që premtimi i tyre për ndërtimin e 273 shtëpive po realizohet.

E ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se ky ka qenë një premtim dhe po ashtu edhe një përkushtim që secilit qytetarë të Kosovës t’i ofrohet ndihmë kur ka nevojë.

Për këto 273 familje që brengë kryesore e kanë kulmin mbi kokë, ministri tha se nga sot do të frymojnë për lirshëm.

Reçica u zotua që do të punojnë edhe për aftësimin e komuniteteve për tregun e punës.

Për këtë deputeti Etem Arifi u shpreh falënderues.

Nënkryetari i komunës së Lipjanit për komunitete, Lulzim Qerimi tha se komuniteti i ashkalinjve ka nevojë edhe për projekte tjera.

Në bazë të këtij projekti, 12 familje të komunitetit joshumicë në Lipjan do të bëhen me shtëpi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)