Ezani i thirur me zë dhe fjalë të paartikuluara, irriton banorët e Gllovcit të Lipjanit (Video)

Ezani i thirur me zë dhe fjalë të paartikuluara, irriton banorët e Gllovcit të Lipjanit (Video)

“Kinezin” e Shalës së Lipjanit e fton Gjykata Speciale

Afër 800 xhami ekzistojnë sot në territorin e Republikës së Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre janë të ndërtuara në qytetin e Prizrenit.

Duke qenë se Kosova është e populluar me shumicë totale islame, edhe shprëndarja e këtyre objekteve fetare ka qenë më e madhe se e kishave dhe katedraleve, njofton Ulpianapress.

Sidoqoftë, jo rrallë herë qytetarët janë ankuar për zhurmën që vije nga këto objekte fetare gjatë thirrjes së ezanit, apo edhe ligjërimeve me zmadhues të zërit që mbahen në këto xhami.

Rasti më i fundit i ankesave vie nga Gllogovci i Lipjanit, një banor me inicialet Sh.A është ankuar se në xhaminë e këtij fshati, personi që e thërret ezanin nuk kuptohet asgjë.

Sipas këtij banori, thirrja e ezanit për besimtarët mysliman është një diqka e mirë, ajo në asnjë formë nuk duhet të jetë e tillë që të jetë irrituese për të tjerët.

“Siq po e shihni me kete video tash e nje kohe te gjate per ne si banor te fshatit Gllogoc qeshtja e ezanit , gjegjesisht volumi i thirrjes  nga minarja per falje te namazeve ne xhami apo edhe ligjerimet qe mbahen  me zmadhues  te zerit, eshte kthyer ne nje ze tmerrues dhe nuk eshte aspak e kendeshme sidomos kur zeri i personave qe therrasin ezanin ngrin dhe nuk kuptohet asgje, vetem nje britme irrituese me ze tërësisht te paartikuluar qe me se paku i ngjane thirrjes me dedikimin qe mund ta ketë. Meqense per besimtaret mysliman thirrja e ezanit eshte nje diqka e mire ajo ne asnje forme nuk duhet te jete e tille qe te jete irrituese per te tjeret.

Lusim personat pergjegjes si dhe BIK-un te marrin masa ndaj kesaj dukurie akustike te demshme!”./Ulpianapress/

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)