Istogu surprizon, Ulpiana debuton me humbje

Istogu surprizon, Ulpiana debuton me humbje

Teksa Thaçi flet për liberalizim vizash, ndalet rryma

Ulpiana e nisi me humbje këtë vit kampionatit diçka që nuk ndodhte që prej vitesh.

Në “Sami Kelmendi” kundër Istogut lipjanasit ishin shumë të paqartë në fushë duke konfirmuar edhe një herë se kanë shumë punë për të realizuar apetitet e tyre, percjell Ulpianapress.

Istogu befasoi Ulpianën që në minutat e para, duke bërë presing lart dhe duke krijuar një sërë rastesh shënimi, por fati dhe gardiani lipjanas mbajtën rrjetën të paprekur për shumë minuta.

Nga ana tjetër Ulpiana u zgjuan shumë vonë dhe kërcënimin e parë e dhanë në minutën e 35’, kur goditi shtyllën.

Kur të gjithë menduan që do të ketë paqe në pjesëlojën e parë, kështu nuk mendoi sulmuesi istogas i cili shokoi të pranishmit nga pika e bardhë duke kaluar Istogun në epërsi në minutën e 43′ të ndeshjes.

Pjesa e dytë pati më shumë ritëm, me Istogun që ndërroi strategji dhe kaloi në pritje, duke kundërsulmuar me shpejtësi sa herë që rikuperonte topin, ndërsa në një zbritje të tillë, në minutën e 52’, dyfishoi epërsinë pas një gabimi amatoresk të mbrojtësit lipjanas.

Ulpinana kthehet në lojë në të 65′ me anë të Makollit i cili nga pika e bardhë nuk gaboi.

Loja e dobët e Ulpianës, apo thënë në zhargonin popullor” si pula pa kokë” befasoi publikun në stadiumin “Sami Kelmendi”, ndërsa minutat vijues nuk sollën asgjë për t’u shënuar dhe Ulpiana u detyrua të dalë “kokulur” para qindra tifozëve që ishin mbledhur për ta përkrahur./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)