Nehat Thaçi: Reforma masive në burgjet e Kosovës, shkak luftimi i korrupsionit

Nehat Thaçi: Reforma masive në burgjet e Kosovës, shkak luftimi i korrupsionit

Dorëzohen Nënshkrimet për Kandidaturën e Albin Kurtit për Kryetar të VV

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka nisur zbatimin e reformave në burgjet e Kosovës, për të parandaluar korrupsionin.

Në kuadër të këtyre reformave, Thaçi ka transferuar sot 200 zyrtar korrektues nëpër burgjet e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Thaçi në një prononcim për Telegrafin.

“Kjo reformë është pjesë e parandalimit të korrupsionit, ngritjes së vlerës dhe imazhit. Ne jemi institucion i sigurisë dhe na duhet me bo lëvizje të stafit në bazë të nevojave profesionale, nëse policia, fsk, dogana bëjnë lëvizje brenda stafit duhet me bo edhe na”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se i gjithë ky proces do të zgjasë tre muaj, dhe pastaj do të vazhdohet sërish.

“Veç sot janë transferua 200 persona, kanë lëvizë prej një burgi në burgun tjetër, ky proces ka me zgjatë tre muaj, pastaj tre muajve edhe 200 të tjerë do të transferohen e kështu , ky është sistem i rotacionit i cili është vlerë për parandalim, për ngritje të efikasitetit, për ngritje të përvojave…”, u shpreh Thaçi.

Kujtojmë se para disa muajve, Nehat Thaçi në Komisionin për Legjislacion pati deklaruar se në Burgun e Dubravës ka kontrabnadë dhe nepotizëm.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)