‘Numri i madh i zëvendësministrave, veprim skandaloz’

Lufta e ashpër për zyrë në mes zv. Ministrit Gani Koci dhe zv. Ministrit Xhavit Zariqi

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, në një prononcim për “Zeri.info”, ka konsideruar se emërimi në numër të madh i zëvendësministrave është një veprim skandaloz.

“Këtë numër të madh të zëvendësministrave e shoh si një veprim skandaloz, i cili nuk i kontribuon mirëqeverisjes e as politikave zhvillimore të Kosovës. Po është një kënaqje e disa individëve apo një shpagim i atyre individëve për punën e tyre në parti dhe shkurt të vendosur si zëvendësministra sa për t’i kënaqur apetitet e tyre. Është e pakuptimtë, është e paarsyeshme edhe ekonomikisht, edhe politikisht që në një ministri të jenë 5 zëvendësministra. Aty mund të jetë një e jo më shumë”, ka deklaruar ai .

LEXO EDHE: Humbin në komuna, shpërblehen në Qeveri

Avdyli më tej ka konsideruar se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me anë të një ligji të ri, i cili do t’i rregullonte çështjet që kanë të bëjnë me Qeverinë. “Duhet të futet në agjendën legjislative ligji për Qeverinë, të diskutohet në Kuvend, të vendoset qartë çdo gjë dhe të mos përsëritet që Qeveria e kaluar i ka pasur 2-3 zëvendësministra në ministri, Qeveria e tanishme nga 5, ndoshta ajo e ardhshme 7-8”, ka potencuar ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)