Policia jep detaje për përleshjen me thika ku humbi jetën një person në Lipjan

Policia jep detaje për përleshjen me thika ku humbi jetën një person në Lipjan

Për Sadri Shalën, njëqindpërqind e komenteve pozitive

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në qendër të Lipjanit. Një prej të përfshirëve në këtë rrahje, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën Lidhja e Prizrenit, neëLipjan. Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjit janë dërguar për tretman mjekesor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Express.

Ahmeti ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)