Një humbje e “bukur”, humbëm 3 pikë, por shënuam 3 gola

Një humbje e “bukur”, humbëm 3 pikë, por shënuam 3 gola

Lojtarët e Ulpianës falin namazin para ndeshjes me Dukagjinin

Kosova është mposhtur nga Anglia me rezultat 5-3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Edhe për kundër rezultatit, Dardanët bënë një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë.

Kosova kaloi në epërsi që në minutën e parë me golin e Valon Berishës, shkruan Indeksonline.

Anglia u rikthye fuqishëm në lojë duke shënuar pesë gola që në pjesën e parë.

Rahem Sterling (8′), Kane (19′), Vojvoda (38′ autogol), dhe dy Sancho (44′ dhe 45+1′).

Në pjesën e dytë e gjithë ndeshja ishte në këmbët e Kosovës.

Valon Berisha shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 49-të të ndeshjes.

Në minutën e 55-të u fitua penallti që në gol e realizoi Vedat Muriqi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)