Ulpiana do të presë në shtëpi, në stadiumin “Sami Kelmendi”, Onixin. Për shkak të formës jo të mirë nëpër të cilën është duke kaluar skuadra e Megzon Visokës, Onix ka arritur ta sigurojë një pozitë më të mirë në tabelën e këtij sezoni, pozitën e tetë, dhe radhitet dy vende më lart se Ulpiana, në vendin e dhjetë.
Forma e këtyre dy skuadrave përgjatë tri ndeshjeve të para të këtij stinori është identike, të dyja këto skuadra kanë arritur të fitojnë në ndeshjet e së dieles dhe kanë nga katër pikë, njofton Ulpianapress.
Forma e djelmoshave të Visokës nuk ka qenë aspak konsistente gjatë këtij sezoni, duke i marrë vetëm katër pikë nga gjithsej 9 të fundit në dispozicion në tri ndeshjet e para në Ligën e Parë të Kosovës.
Të dyja skuadrat synojnë që në fillim të kampionatit ti ikin fundit të tabelës, ndërsa në rast të fitores së Ulpianës që në letër llogaritet favorit, Onix do të zbret dhe më poshtë në tabelë.
Ndeshja mes Ulpianës dhe Onix do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Sami Kelmendi” me fillim nga ora 16:00./Ulpianapress/
COMMENTS