Brestovci: Bashkë me investitorët e diasporës, prioritet industrinë e ushqimit që do të ndihmoj 10-15 mijë bujq

Brestovci: Bashkë me investitorët e diasporës, prioritet industrinë e ushqimit që do të ndihmoj 10-15 mijë bujq

Më 28 nëntor pavarësinë e shënojnë katër shtete në botë

Biznesmeni dhe ish drejtori i Unionit të Bizneseve në Diasporë, Bekim Brestovci tashmë për opinionin kosovarë, si dhe njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, në një nga postimet e tij në faqen zyrtare personale, ka shpalosur planin dhe projektin e tij në lidhje me investitorët shqiptarë që veprojnë në Diasporë.

Ai ka prezantuar planin e tij në detaje duke thënë se ka marr hapa konkret në lidhje me bashkimin e investitorëve nga Diaspora, dhe se plani i tij socio-ekonomik do të bëj me lidhjen fshat-qytet, duke ndihmuar sëpaku 10-15 mijë bujq.

Më poshtë lexoni shkrimin e tij

Perspektiva socio-ekonimike fshat/qytetet

Njё ndër arteriet kryesore tё zhvillimit

ekonomik nё Kosovё ёshtё zhvillimi i bujqësisë.

Andaj jo rastësisht plani im fillestar qё do tё sillte perspektivë socio-ekonimike dhe zhvillimin ekonomik ndërlidhet pikërisht me bujqësinë.

Tanimë kam ndërmarr hapa konkret rreth bashkimit të investitorëve nga diaspora për inicimin e njё shoqërie aksionare, e cila mё pas përmes investimit nё industrinë e ushqimit do të lëviz 10-15 mijё bujq, tё cilёt padyshim do tё përmirësonin mirëqenien sociale tё familjeve qё jetojnë nё fshatra.

Kjo shoqëri aksionare përveç subvencionimit të bujqve dhe kulturave bujqësorë gjithashtu do të siguroj treg tё menjëhershëm për bujqit nё industrinë e ushqimit. Kjo, padyshim që do t’a ndikonte edhe mё shumё zhvillimin e bujqësisë. Planet e kësaj Shoqërie Aksionare gjithashtu targetojnë gratё qё jetojnë nё fshatra, e sidomos nё ato lokalitete pran vendeve turistike. Gratë e interesuara për punësim do tё ndihmohen qё tё krijojnë biznese nё fushën e kulinarisё tradicionale, veshjeve tradicionale dhe tё fushave tё tjera qё do tё stimulonin turizmin malorë dhe do t’u gjenerёonin vetëpunësim por edhe hapje të bizneseve tё vogla e tё udhëhequra nga gratë.

Sa i përket avancimit të komunave, tanimë kam filluar të punoj nё planin konkret për krijimin e zonave ekonomike apo parqeve tё bizneseve. Shembulli i parё ёshtё krijimi i parkut tё biznesit nё Malishevё. Ky park ka 40 hektar nё dispozicion, por me mundësi zgjerimi deri në 80 hektarë dhe pritet që vendimet për funksionalizimin e tij të merren gjatë muajit nëntor të kёtij viti.

Këto parqe priten tё sjellin biznese tё interesuara nga diaspora jonë, tё cilat do tё krijojnë edhe vende tё punёs. Veprimtaria e parqeve tё bizneset do tё ishte nё dispozicion tё zingjirit funksionues duke filluar nga bujqësia, industria e ushqimit pastaj industri tё tjera.

Synimi ёshtё qё parqe tё tilla biznesi tё krijohen nёpёr tё gjitha qendrat kryesore, duke mundësuar kёshtu qasje tё barabartë dhe perspektivë socio-ekonomike në fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

B.B

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)