Zbulohet se kur tradhtojnë femrat në një marrëdhënie, djemtë durojnë më tepër

Zbulohet se kur tradhtojnë femrat në një marrëdhënie, djemtë durojnë më tepër

Zgjimi herët duket i vështirë, por shëndeti përfiton

Shkencëtarët kanë identifikuar një fenomen të çuditshëm, sipas të cilit gratë që janë në një marrëdhënie prej shumë kohësh, kanë më shumë gjasa të mashtrojnë partnerët e tyre.

Ata zbuluan se gratë në një marrëdhënie afatgjatë, janë të prira të tradhtojnë më shumë në vitin e gjashtë dhe të dhjetë të lidhjes me dikë.

Megjithatë, kur vinte puna te shqyrtimi i gjinisë mashkullore, studimi gjeti se burrat kanë më shumë gjasa të mashtrojnë pas 11 vjetësh që janë në një marrëdhënie.

Studiuesit zhvilluan dy studime të veçanta të cilat shqyrtuan 423 pjesëmarrës, secilit iu kërkua që gjithashtu të deklaronin se sa ishin gjasat që të mashtronin partenrin e tyre nëse u jepej mundësia.

Studimi, i cili u botua në “The Journal of Sex Research”, arriti në përfundimin se faktorë të shumtë i detyronin njerëzit që të përmbahen nga shkelja e kurorës, por më shpesh këto lidhen me dëshirën për të ruajtur standardet morale dhe frikën për të qenë i vetëm.

Gjetjet që lidhen me pabesinë femërore treguan se çdo gjë lidhet me psikologjinë, e cila sugjeron që marrëdhëniet fillojnë të dobësohen dhe shkojnë në fije të perit pas vitit të gjashtë të lidhjes.

Është një trend që historikisht është mbështetur në statistikat e divorceve, të cilat tregojnë se shumë çifte ndahen në këtë periudhë kohore.

Megjithatë, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare, kohëzgjatja mesatare e martesave që përfundojnë në divorc në Mbretërinë e Bashkuar luhatet midis 8.9 dhe 12.2 vjetësh.

Pra të dashur lexues, nëse jeni marrëdhënie të gjatë mendohuni mirë dhe merreni me qetësi dhe kushtojini vëmendjen e duhur partnerit sepse çdo gjë është psikologjike dhe ka një zgjidhje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)