Gruja Demokratike e Lipjanit edhe zyrtarisht sot në tubimin e parë elektoral në Lipjan e ka hapur fushatën në mbështetje të Kadri Veselit për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme që mbahen me 6 tetor, njofton Ulpianapress.
Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe kandidatët nga PDK e Lipjanit.
Të pranishmëve u drejtua me një fjalë rasti kryetari i PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani,i cili tha se kontributi i femrës është shumë i madhë.
Shënimi i plotë i PDK-së së Lipjanit:
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan dhe kandidatët për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit kanë marrë një mbështetje shumë të fuqishme edhe nga strukturat e gruas së PDK-së, po ashtu edhe nga vajzat dhe gratë e kësaj komune.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan është shumë e priveligjuar sepse ka nisur fushatën me shtesën më intelektuale dhe më punëtore, pra me gruan e Partisë Demokratike. Është dëshmuar edhe në të kaluarën se PDK-ja është parti e vlerave, e prosperitetit e barazisë gjinore, prandaj asnjë subjekt tjetër nuk e avancon gruan siç e avancon PDK-ja.
Voto:
✅ 1 – Kryeministri z. Kadri Veseli,
✅ 28 – Prof. Dr. Ramë Buja,
✅ 57 – Phd.Cand. Selvije Halimi
✅ 76 – Mr.Sc.Dr. Fitim Selimi
✅ 78 – Dr. Egzona Bytyçi.
#Ndërtojmëtëardhmën #PërtydheShtetin
#KadriVeseliKryeminister #112✅
COMMENTS