Ulpiana mposht brutalitetin e lojtarëve vendas

Ulpiana mposht brutalitetin e lojtarëve vendas

Agjenti i CR7: Juventusi, klubi i fundit në karrierën e tij

Ragbistët e suadrës së “Tefik Canges”, me gjithë lojën brutale, që në vend të futbollit, kishin përzgjedhur këtë metodë për ta mposhtur skuadrën lipjanase, përpos korisë dhe dhe zero pikëve, nuk arritën më shumë nga përballja me Ulpianën.

Krejt gëzimi i vendasve që e ushqeu ymytin, se falë lojës brutale mund edhe ta fitojnë lojën, zgjati sa pjesëloja e parë, të cilën e përfunduan në favor të tyre, duke shkuar në zhveshtore me epërsi minimale 1:0.

Pjesëloja e dytë, sidomos 20 minutëshi i fundit i saj, shënuan momentin e kthesës, duke dëshmuar se Ulpiana është përgatitur tatikisht të ketë strategji dalëse, që të triumfojë edhe në situata kur kundërshtari lojën e futobllit e kombinon me sportet marciale.

Të gjendur përballë një presioni sulmesh të parreshtura të lipjanasve, edhe pse rezultati 2:3 tashmë fliste në favor të tyre, Ulpiana nuk rreshti së sulmuari, deri në minutat e fundit të fishkëllimës së gjyqtarit, duke shënuar golin e katërt, që i solli tri pikë të reja, dhe në anën tjetër e detyruan suadrën nikoqire, ta ngrisë flamurin e korisë. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)