AAK e Lipjanit, fillon sonte fushatën në Rufc të Ri

AAK e Lipjanit, fillon sonte fushatën në Rufc të Ri

VETËVENDOSJE NUK E PËRJASHTON KOALICIONIN ME PDK-NË NË PODUJEVË

AAK e Lipjanit sonte në ora 20:00, në shkollën fillore “Migjeni” në Rufc të Ri, fillon me tubimet e fushatës

Koalicioni AAK-PSD në Lipjan sonte në ora 20:00, në shkollën fillore “Migjeni” në Rufc të Ri, organizon tubimin fillestar në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, në të cilin do të marrin pjesë drejtuesi i partisë, kandidatët për deputet, anëtarësia dhe qytetarët e tjerë.

Në këtë tubim do t’ju drejtohen qytetarëve, kryetari i AAK-së së Lipjanit, njëherit kandiadat për deputet, Prof.Dr.Vehbi Imeri si dhe kandidati tjetër i kësaj partie, Ramiz Qeriqi.

Koalcioni AAK-PSD në këto zgjedhje garon me 119, kurse Prof.Vehbi Imeri maban numrin 64 në këtë listë.

“FTESË

Ftohen anëtarët, simpatizantët dhe strukturat udhëheqëse të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Lipjan, të marrin pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit AAK/PSD në Rufc të Ri.
26 shtator, ora: 20:00
Vendi: Shkolla fillore “Migjeni” Rufc i Ri”, thuhet në ftesën e AAK-së së Lipjanit./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)