Shpend Ahmeti gënjeu publikisht – Fakte se shkolla “Emin Duraku” u ndërtua në vitin 2012

Shpend Ahmeti gënjeu publikisht – Fakte se shkolla “Emin Duraku” u ndërtua në vitin 2012

Arban Abrashi: Kush e ndaloi Shpend Ahmetin t’i heq qentë endacakë nga rrugët apo ndërtimin e kolektorëve në Emshir?

Faktet edhe një herë e kanë kundërshtuar kandidatin e VV’së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti gënjeu publikisht kur tha se ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore ‘Emin Duraku’ nuk u bë në mandatin e Isa Mustafës.

Gjatë një debati televiziv zgjedhor në Klan Kosova Arban Abrashi i LDK’së tha se gjatë mandatit qeverisës 2009-2013 në Prishtinë janë ndërtuar 26 shkolla. Në këtë kohë kryeqyteti qeverisej nga tani kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Kjo u mohua nga kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili po akuzohet se nuk i ka kushtuar rëndësi ndërtimit te objekteve shkollore.

Por faktet e kundërshtojnë kandidatin e VV’së, Ahmeti.

Sipas një njoftimi të komunës së Prishtinës, ndërtimi i shkollës fillore ‘Emin Duraku’ kishte nisur në tetor të vitit 2012.

Njoftimi i komunës ku Isa Mustafa, atëherë kryetar kishte përuruar punimet mban datën 4 tetor të vitit 2012.

“Shkolla fillore është një ndër shkollat me të vjetra në Komunën e Prishtinës. Objekti i ri që do të ndërtohet, do të jetë sipas standardeve evropiane, aty do të këtë hapësirë me madhe për mësim, do të këtë laborator të informatikës dhe matematikes”, thuhej ndër tjera në njoftim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)