Mijëra lexues i japin “Dritën e Gjelbër” Ilir Tashollit  në pyetjen ”Cilin kandidatë do e votoni në zgjedhjet e 6 tetorit”

Mijëra lexues i japin “Dritën e Gjelbër” Ilir Tashollit në pyetjen ”Cilin kandidatë do e votoni në zgjedhjet e 6 tetorit”

Të burgosurit kërkojnë dhomë për seks dhe më shumë ushqim

Në prag të përfundimit të fushatës të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që mbahen më 6 tetor, gazeta online ”Ulpianapress” ka publikuar një sondazh 24 orësh, ku lexuesit kanë pasur mundësi që të votojnë për kandidatwt e tyre të preferuar për deputet.

Në këtë sondazh lexuesit e gazetës online ‘’Ulpianapress’’kanë zgjedhur mes Ramë Bujës dhe Ilir Tashollit si kandidatë për deputet, njëri nga PDK dhe tjeteri nga LDK.

Në sondazh votuan 5 mijë e 185 persona nga të cilët 58% apo 2 mijë e 987 persona kanë votuar për Ilir Tashollin, kurse 42% apo 2 mijë e 198 persona për Ramë Bujën.

Sondazhet e ”Ulpianapress-it” kanë përfshirë në vazhdimësi mijëra lexues të saj, duke e bërë që numri i votuesve të jetë enorm duke e bërë edhe garat mes kandidatëve shumë interesante.

Kujtojmë që edhe pak ditë mbyllet fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe sondazhet do të jenë aktive deri në datën e heshtjes zgjedhore.

Këto janë rezultatet e sondazhit edhe për kandidatët e tjerë:

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)