Arban Abrashi: Prishtina i humbi katër vjet me Shpend Ahmetin

Arban Abrashi: Prishtina i humbi katër vjet me Shpend Ahmetin

Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje binjakëzimit me dy Komuna nga Italia

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, ka kritikuar kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmetin, për punët që nuk i ka bërë në katër vitet e kaluara të mandatit të tij.

Abrashi ka thënë në RTK se është pikërisht kandidati i VV-së ai i cili po iu ikën debateve televizive, duke thënë se po merret me shpifje dhe dezinformata.

Ai ka theksuar se do të jetë një tip bashkëpunues me të gjithë ata që kanë për qellim përmirësimin e kushteve të qytetarëve dhe zhvillimin e Prishtinës.

Abrashi tha se programi i tij për Prishtinën parasheh edhe investimin 80 milionësh, të cilat mjete nuk janë shfrytëzuar gjatë katër viteve të kaluara, sepse kryetari i deritashëm nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, sipas tij, nuk është ma marr me punët për zhvillimin e Prishtinës, por me tema të mëdha, si ajo e demarkacionit ,madje duke qenë edhe pjesëmarrës në protesta të dhunshme ku edhe është dëmtuar qyteti, të cilin e ka qeverisur deri më tani.

“Në programin tonë kemi paraparë edhe formimin e Fondit për punësim në Prishtinë. Do t’i ndihmojmë kompanitë që të punësojnë punëtor në mënyrë që t’i nxisim ata të hapin vende të reja të punës”, tha Abrashi.

Ai më pas tha se në program ka menduar edhe për punësim në sektorin e ndërtimtarisë, sepse as aty nuk është punuar gjatë katër viteve të kaluara. Në sektorin e ndërtimit, sipas tij, do të hapën vende të reja, dhe siç tha ai, kjo do të bëhet para së gjithash me investimet në “Prishtinën e Re”.

Abrashi foli edhe për projektin tjetër të rëndësishëm, Rrugën A, e cila do të hapë mundësi të reja në zhvillimin e kryeqytetit.

Ai tha se Prishtinës i duhen edhe shtatë shkolla, mësim më cilësor, prandaj tha se ka parashikuar ndërtimin e shkollave të reja në shumë pjesë në qytet, me çka do të ndihmojë edhe në zhbllokimin e komunikacionit në qytetet.

Abrashi premtoi se për nxënës do të ketë edhe shujta te nxehta në shkolla.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)