Shoqëria Civile nga Shqipëria dhe Kosova mbështesin kandidatin Bekim Brestovci

Shoqëria Civile nga Shqipëria dhe Kosova mbështesin kandidatin Bekim Brestovci

Gjukanoviç pret Thaçin: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kontribut për paqen në rajon

​Kandidati për deputet Bekim Brestovci nga radhët e NISMA Socialdemokrate, priti dje në një takim miqësor përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria. Etleva Bajraktari, kryetare e Unitetit Alban (UA) për Shqipëri dhe ekipi i saj nga Tirana, së bashku me presidenten e Unitetit Global Alban (UGA), Mimoza Abrazhda, shprehën dëshirën e tyre që t’i japin mbështetje të fortë kandidaturës së Brestovcit.

Bajraktari nënvizoi se bashkëpunimi i deritanishëm me Bekim Brestovcin e bënë atë që të jetë e bindur në vlerat profesionale të tij.

Ndërsa anëtari i kryesisë së UA-së, Perikli Shuli shtoi se Kosova ka nevojë për vlerat profesionale dhe intelektuale që janë të ndërthurura në profilin e Bekim Brestovcit. Përkrahjen e saj të pakursyer e shprehu edhe Abrazhda nga UGA.

Bekim Brestovci duke i falenderuar për vizitën miqët nga Shqipëria, gjithashtu i njoftoi ata në detale lidhje me konceptin dhe planet e tij për kontribut në skenën politike kosovare.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)