LDK-ja hedh poshtë akuzat e PDK-së për keqpërdorim të veturës zyrtare

LDK-ja hedh poshtë akuzat e PDK-së për keqpërdorim të veturës zyrtare

Ahmeti, kemi detektuar të gjitha mundësitë e së ardhmes së Lipjanit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan ka organizuar një konferencë për media pas një komunikate të lëshuar nga PDK-ja e cila në orët e mëngjesit ka fotografuar një veturë zyrtare duke lëvizur nëpër lagje të qytetit dhe me pretendime se po barte votues të partisë në pushtet.

Sipas LDK-së ajo veturë zyrtare i është dhënë në shfrytëzim KKZ-së për shërbimet e tyre gjatë fushatës.

“E demantojmë lajmin e PDK-së se kinse vetura zyrtare po bartë votues të LDK-së. Njoftojmë se vetura me kohë i është dhënë në shfrytëzim KKZ-së për nevojat e tyre të fushatës. Për shfrytëzimin e veturës nga KKZ-ja, kemi nxjerrë me kohë edhe autorizim i cili është i protokoluar”, ka thënë Daut Azemi shef i shtabit zgjedhor në degën e LDK-së në Lipjan.

Konferencë për media nga LDK e Lipjanit.

Posted by Gazeta Ulpianapress on E Diele, 6 Tetor 2019

Koha Ditore

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)