Albin Kurti arrin tek selia e partisë, pritet me brohoritje

Albin Kurti arrin tek selia e partisë, pritet me brohoritje

Numër i lartë i të sëmurëve nga ajri i ndotur

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh kandidat i kësaj partie për postin e kryeministrit të Kosovës, është pritur me brohoritje tek selia e partisë.

Para pak minutave në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka shpallur fitoren Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi.

“Nga komisionerët dhe exit-pollet jemi fitues. Por më e rëndësishme për ne është vota e sovranit. Derisa të kemi rezultate zyrtare do të shtyjmë festën. Bëjmë thirrje të bëhen komisionerët gardianë të votave”, janë shprehur zyrtarët e VV-së.

Drejtori i Klan Kosovës ka nxjerrë exit-pollin e parë të këtyre zgjedhjeve, i cili i nxjerr LDK-në dhe VV-në fituese. Sipas këtyre rezultateve, LDK-ja dhe VV-ja kanë fituar nga 30 për qind të votave.

Ndërkaq, ky sondazh e vë PDK-në partinë e tretë me 8 për qind diferencë nga LDK-ja dhe VV-ja.

Sipas exit-pollit, PDK-ja ka 22,28 për qind, ndërsa koalicioni AAK-PSD i ka 10,58 për qind të votave.

Ndërsa, koalicioni Nisma dhe AKR-ja, sipas sondazhit, nuk e kalon pragun zgjedhor.

Ky exit-poll u publikua në orën 19:00, menjëherë pasi u mbyllën kutitë e votimit. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)