Lajmërohet Dardan Molliqaj, fjalët e para pas zgjedhjeve të sotme

Lajmërohet Dardan Molliqaj, fjalët e para pas zgjedhjeve të sotme

22 Tetori, dita e triumfit te madh dhe rekordeve te Imri Ahmetit

Dardan Molliqaj ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se tani ndodhemi në pikën më të rëndësishme të procesit.

“Ju falenderoj për pjesëmarrjen kaq masive në këto zgjedhje. Përgjithësisht procesi ishte i rregullt, përkundër problemeve të vogla.

Falenderoj gjithë ata votues e mbështetës të koalicionit AAK/PSD, e në veçanti aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit që e kanë bartur barrën më të madhe të këtij procesi.

Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri.

Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne” shkruan Molliqaj në njoftim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)