Numërohen mbi gjysmë milion: Vetëvendosja mbi 2 mijë vota më shumë se LDK-ja

Numërohen mbi gjysmë milion: Vetëvendosja mbi 2 mijë vota më shumë se LDK-ja

Halil Kastrati nuk mund t’i ndalë lotët nga ky rast në Lipjan

535 mijë vota janë numëruar në tërë Kosovën, duke nxjerrë rezultatet preliminare.

Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga KQZ-ja, janë numëruar 67 për qind të votave dhe në epërsi është Vetëvendosja me rreth 2 mijë vota më shumë se LDK-ja.

VV-ja ka 138.362 vota, ndërsa LDK-ja ka 136.159 vota.

21:57 – Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK-së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim.

460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël.

117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosja, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja, raporton Gazeta Express.

Pas tyre është PDK-ja me 21,72 për qind të votave.

21:43 – Tashmë janë numëruar 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Vazhdon të prijë LDK-ja me epërsi të vogël ndaj Vetëvendosjes.

385 mijë vota janë numëruar deri më tani dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka 96.781 vota, raporton Gazeta Express.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, e dyta është Vetëvendosja me 95.281 vota.

Dy partitë deri tash opozitare po garojnë me rezultat të ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa e treta është PDK-ja me 85.479 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka 47.761 vota, që i bie 12,4 për qind.

Ndërkaq, koalicioni Nisma-AKR ka 5,5 për qind të votave. /Express/

21:10 – Deri tash janë numëruar mbi 250 mijë vota në nivel vendi, që i bie 34,9 për qind e votave.

Nga ky numër e mban LDK-në të parën me 64.521 vota, ndërsa pas saj është Vetëvendosja me 59.492 vota.

E treta është PDK-ja me 57.717 vota.

21:00 – Janë numëruar rreth 22 për qind të votave të përgjithshme, sipas të cilave prin LDK-ja.

Rreth 150 mijë vota janë numëruar deri tani, sipas të cilave prin LDK-ja me 37 mijë vota.

Pas saj është VV-ja me rreth 32 mijë vota.

20:13 – Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Deri tani janë numëruar rreth 5 për qind e votave, shkruan Gazeta Express.

Në vegëzën e KQZ-së mund ta gjeni numërimin e votave në kohë reale.

Në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë, duke shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëhershme që Kosova ka mbajtur.

Ndërkohë, janë publikuar sondazhet e para sipas të cilave LDK-ja dhe Vetëvendosja dalin të parat me nga 30 për qind, me diferencë rreth 8 për qind nga vendi i tretë të cilin e mban PDK-ja me 22,28 për qind. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)