Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-ës, Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për media.
Ajo i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për dalje në zgjedhje dhe gjithashtu ka refuzuar të flasë për fituesin e zgjedhjeve.
“Në radhë të parë dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës për sjelljen e tyre demokratike në këtë proces dhe pjesëmarrjen e tyre masive që rezultoi me largimin e partive që kanë qeverisur tash e shumë vite dhe ndihmuan fitoren e opozitës”, tha Osmani.
“Sonte nuk mund të shpallet fituesi sepse duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit dhe numërimin e votave me postë dhe me kusht që pritet të bëjnë dallimin për fituesin”, tha Osmani.
COMMENTS