Kjo ishte humbja më e ithët në jetën time

Kjo ishte humbja më e ithët në jetën time

NGA TËRMETI I FUQISHËM SHEMBET NJË HOTEL

Shkruan: Granit Duriqi

 

Humbja e sotme ndaj Besës së Pejës, perfundimisht është alarm për SOS, se anija e Ulpianes ka filluar te fundoset. Dhe në këtë zhytje drejt thellësive të mbytjes, qendron nje pjesë e kryesisë, bashkë me ekuipazhin e përberë nga “kullerat” e shehrit, të cilët si lojtarë me nam u sollën nga Visoka me izë të drejtorit në Ulpianë.

Ndërsa ata që e mbajtën gjallë ekipin dhe e inkuadruan klubin në këtë rang ose kanë ikur në klube tjera ose nga tribuna po e shikojne këtë mbytje. E dhimbshme ishte pamja, kur Shqiprim Kelmendi, i rritur në akademinë e kubit të Ulpianës po e lëshonte fushën kokëulur, stadium ky që mbanë emrin e axhës së tij. Dhe krejt ky turpërim po ndodhë, kur ”kullerat” e shehrit paguhen me para të majme, ndërsa jo fort moti, me shumë më pak para, Upiana ishte pjesë e Superligës së futbollit kosovar. Mirëpo, krejt ky dështim, për të mos u bërë gjynahqar, duhet përmendur se faji nuk qëndron vetëm te Visoka i larguar tashmë dhe “kullerat” e shehrit, por hise të madhe ka edhe Arifi që i solli. Prandaj, nëse këta gjynahqar nuk e din kur është boll, është koha e fundit që nga klubi me urgjencë të përzihen, “kullerat” bashkë me ate që i solli.

Ndeshja e sotme ishte shfaqja më e trishtuar në jetë që e kam parë. Kjo ishte humbja më e ithët e përjetuar ndonjëherë. Ishte një humbje me thikë mbas shpine. Çdo ekip rritet prej humbjeve, mirëpo humbja e sotme të fundos, pasiqë nga minuta e parë e deri në fishkëllimën e fundit ’’ kullerat’’ gjithcka tjetër po dhuronin përveq lojës për ngjyrat e klubit. Çdo ekip i teston limitet e veta në lojëra të tilla.

Çdo tifoz e teston lojalitetin e vet ndaj ekipit të vet në momente të tilla. Na ka ndodhë në të kalurën që ta shohim Ulpianën duke u mundur në shtëpi, mirëpo 11-sha startuese gjithcka kishte dhënë në fushë përveq shpirtit. Në ato humbje klubin e deshëm, e dashuruam. Ashtu qysh e don secila nanë fëmijën e vet në momentet më të rënda.I rrinim afër. T’i tregonim atyre djemve se asnjë rezultat nuk ishte aq i thellë sa për të na dëshpëruar. Sidomos jo, kur ne e ndiejmë se sa shumë po mundoheshin.Kurse humbja e sotme ka vetëm një emër, ‘’BOJKOT’’.

Lojtarët e ardhur me shumë nam i bojkotuan edhe stërvitjet e para lojës, ‘’bojkotuan’’ edhe lojën, pa pasur presionin e askujt, duke kushtuar me mija euro në muaj kryetarit të klubit.

Perderisa disa lojtarë po e ‘’bojkotinin’’ ndeshjen, kryetari i klubit dhe ndihmëtar i madh i sportit lipjanas, DINO, ngushëllimin po e gjente tek cigarja, ndërsa në sytë e tij po lexoja dëshprimin. Fytyra e tij e skuqur, ishte një pasqyrë e qartë se si lojtarët për të cilët nuk kurseu asgjë, po e bëjnë hor para atyre pak tifozëve, të cilët nga tribunat po adresonin kritika të ashpra tek ‘’kullerat’’ e shehrit.

Nëse nuk reagohet me shpejtësinë e dritës, atëher mallkimi më i madh do të na vie nga lartë, nga ata që dhanë shumë në kohët e vështira që ne sot ta vazhdojmë traditën pozitive të klubit, e jo ta degradojmë deri në këtë nivel.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)