Profa krenar me Ramush Haradinën dhe aktivistët e AAK-së së Lipjanit

Profa krenar me Ramush Haradinën dhe aktivistët e AAK-së së Lipjanit

Media e Beogradit: Në Rashkë rrëmbehet shqiptari i Kosovës që blinte toka në Serbi

Kryetari i AAK-së së Lipjanit, Prof.Dr.Vehbi Imeri, falënderon gjithë qytetarët e Komunës për daljen e dinjitetshme në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Ai gjithashtu falënderon qytetarët për sjellje të kulturuar gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e zgjedhjeve.

Profa nuk ka harruar ti falenderon as aktivistët të cilët me angazhimin dhe përkushtim tyre arritën t’a rimëkëmbin AAK-në e Lipjanit, që sipas Profës në Prill ishin në pikën zero.

Shënimi i plotë i Profës:

“Të gjithë aktivistëve të AAK-së Dega në Lipjan ju falemnderit për angazhimin e juaj në arritjen e rimëkëmbjes së subjektit tonë politik, filluam nga zero në muajin Prill 2019 të identifikojmë përkrahësit tonë, arritëm me 6 tetor në shifrën mbi 1000 të jemi, përkundër vështirësive që patëm gjatë këtij rrugëtimi, deri te thirrja nga noj subjekt se këdo të votohet nga elektorati vetëm AAK jo, ne ja dolëm dhe krenohem me të gjithë ju që nuk kursyet as kohën dhe as përkushtimin për të treguar se AAK në Lipjan është forcë politike që do të forcohet edhe në kontinuitet, ska ndalje ecim përpara, krenohemi që jemi pjesë e vizionit 100 % shtet që i prinë z.Ramush Haradinaj, vazhdojmë përpara!”, ka shkruat Imeri.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)