Apple tashmë po përgatit modelin e ardhshëm të iPad-it.
Zërat më të fundit nga Kalifornia thonë se tableti i ri nga Apple, ashtu sikurse edhe iPhone X, modeli më i ri i iPhone, do të vijë pa butonin ‘Home’.
Kjo do të thotë se iPad i ardhshëm do të vijë me veçorinë Face ID, për zhbllokimin e pajisjes nëpërmjet skanimit të fytyrës.
Detaje të tjera tash për tash nuk dihen, ndërsa thuhet se tableti i ri do të prezantohet dhe do të dalë në shitje gjatë 2018’s.
COMMENTS