Kush thotë i pari ‘Të dua’ në një lidhje? Shkenca shpjegon rëndësinë e 2 fjalëve më ‘antipatike’

Kush thotë i pari ‘Të dua’ në një lidhje? Shkenca shpjegon rëndësinë e 2 fjalëve më ‘antipatike’

Quhet gjethja e ‘Zotit’ sepse shëron disa sëmundje

Edhe pyetja kush thotë i pari “Të dua” është kaq e rëndësishme? Po, dhe ja si shpjegohet shkencërisht.

Je në lidhje që shkon shumë mirë dhe njëri prej jush thotë “Të dua”? Dy fjalët më antipatike që dikush mund të të thotë që në daljet e para. Të paktën, nga studimet, kështu mund të konsiderohen. Po si ta dish kur është koha e duhur për të thënë për herë të parë “Të dua”? Edhe nëse vendos, cili duhet ta thotë në fillim?

“Sex and The City”, bibla e preferuar e jetës reale, ka një episod interesante kur i dashuri i Miranda-s, doktori Robert Leeds, i bën asaj një surprizë me biskota në të cilat shkruhej “Të dua”. Ndoshta nuk ishte në gjendje t’i thoshte këto dy fjalë me zë, ndaj edhe gjeti një mënyrë vërtet të ëmbël për të shprehur atë që ndiente, transmeton class.

Por nuk është gjithҫka kaq argëtuese sa në lojë, edhe në filma. Ka edhe disa analiza shkencore përpara dilemës “Kush duhet të thotë i pari të dua”?. Jenna Birch jep një përgjigje shkencore për këtë pjesë, e cila është botuar në Psychology Today.

Në pamje të parë, femrat janë më të prirura të thonë “Të dua” për herë të parë, sepse duan të testojnë se më cilin kanë të bëjnë. E para, nëse nuk thuhet e njëjta gjë edhe nga ana tjetër, nuk do të jetë e thjeshtë për t’u përsëritur. Femrat janë edhe më skeptike se meshkujt dhe, nisur nga kjo, ato mendojnë se meshkujt, si fillim duan seks – kur thonë “të dua” të parët.

Por ka një të vërtetë shokuese: një studim i vitit 2011, i kryer nga Marissa Harrison, profesoreshë psikologjie në Universitetin e Pensilvanisë, raportoi se femrat dinë t’i kontrollojnë emocionet: “Femrat janë të predispozuara t’i mposhtin emocionet… Është një mekanizëm mbrojtës shumë i natyrshëm që u jep atyre kohë për të vlerësuar me saktësi vlerën e partnerit”, – tha Harrison.

A thonë meshkujt “të dua” vetëm sepse duan t’ju ҫojnë në shtrat? Ndoshta!

Joshua Ackerman, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin e Miçiganit, publikoi një studim në vitin 2011. Sipas këtij studimi, rezultoi se meshkujt që thonë “të dua” para se të kenë kryer marrëdhënie seksuale, i përdorin këto fjalë për të fituar besimin e partnerit dhe për të shkurtuar kohën drejt marrëdhënies intime. Pra, është e vërtetë (pjesërisht)!

Kështu, nëse jeni gati të thoni “të dua”, jini të sigurt se e ndjeni. Askush nuk do të ndihet i mashtruar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)