Biznesmeni, dhe ish drejtori i bizneseve nga Diaspora, njëherësh ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, nga rradhet e NISMA Socialdemokrate, Bekim Brestovci, në postimin e tij ka shprehur se politika e një shteti është shumë e varur në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të atij shteti.
“Për ta patur një shtet me stabilitet politik duhet ta kemi një shtet me qëndrueshmëri ekonomike” ka shkruar ai ne llogarinë e tij të facebook.
Postimi i tij i plotë:
Për ta patur një shtet me stabilitet politik duhet ta kemi një shtet me qëndrueshmëri ekonomike, sikurse që për të pasur fonde të mjaftuesheme sociale duhet të kemi një numër të madh të kontributpaguesve, e që po ashtu edhe kjo varet shumë nga zhvillimi ekonomik i vendit i cili është parakusht për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e kontributpaguesve. E në këtë rrafsh, një rol të madh në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit mund të këtë Diaspora e jonë.
Diasporën tani më duhet ta shohim përtej remitancave, Diasporën duhet ta shohim si investitor potencial në projekte strategjike por duhet ta shohim edhe si konsumator i prodhimeve vendore. Duke u shëndrru Diaspora në konsumator të prodhimeve vendore, prodhuesit nga Kosova i rritet tregu për më shumë se 700.00 konsumator. Rritja e konsumit dhe exporti drejt tregut Evropian, padyshim që rritë nevojën për shtimin e kapacitetit prodhues por rritë edhe mundesine për hapjen e vendeve të reja të punës. Njëherit bashkëpunimi i firmave prodhuese nga Kosova me firmat konsumuese shqiptare nga Diaspora krijon parakushte të mira për bashkëpunime të mëtutjeshme drejt krijimit të koorporatave të përbashkëta,brenda nje kohe të shkurter dhe bashkim të kapitalit investiv. Prandaj, shteti i Kosovës duhet ta inicoj dhe subvensionoj një proces të tillë sa të rëndësishëm për prodhuesin vendor, po aq të rëndësishëm për vet ekonominë e vendit.
Edhe në sektorin e investimeve ka ardhur koha qe investitorët nga Diaspora mos të investojnë më vetëm në ndërmarrjet e vogla familjare por të bashkojnë kapitalin dhe të krijijnë shoqëri aksionare të cilat kapital bazë do kanë vlera qindra Milionëshe. Industria ushqimore e cila është parakusht për zhvillimin e bujqësisë , blegtoria dhe turizmi malor, duhet të ishin projektet me prioritet të cilat do finalizoheshin nga shoqëritë aksionare të Diasporës, per te vazhdu më pastaj edhe me projekte tjera kapitale deri ne blerjen dhe vërjen në funksion te minierave të Kosovës.
Edhe krijimi i zonave industriale për bizneset nga Diaspora duhet të mbështeten nga shteti i Kosovës për ta kriju sadopak një favor për investitoret nga Diaspora, e të cilët ndër të tjera mund të jenë edhe një referencë e mirë për investitoret e jashtëm për të cilët Kosova dhe zhvillimi ekonomik i sajë ka shumë nevojë. ( Fragment i shkeputur nga diskutimet me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore )
COMMENTS