Januzaj mund të luajë për Kosovën

Januzaj mund të luajë për Kosovën

Me mesazh prekës, Jeton Gashi shpall kandidaturën për kryetar të Ulpianës

Javën e kaluar, FIFA shprehu gatishmërinë e saj për të studiuar një modifikim të Statutit, për të eliminuar disa kufizime ndaj futbollistëve me dyshtetësi, të cilët mund të duan të ndryshojnë kombëtare.

Aktualisht, rregullat lejojnë një futbollist të kalojë në një kombëtare të dytë, vetëm nëse nuk ka zhvilluar më herët ndonjë ndeshje zyrtare me kombëtaren e parë.Me normativën e re, futbollistët që mund të ndryshojnë kombëtare, mund ta bëjnë këtë edhe nëse kanë zhvilluar një apo dy takime zyrtare me të parën.

Mes shumë futbollistëve të njohur, ky modifikim do të prekë edhe Adnan Januzajn. Talenti shqiptar, i lindur në Belgjikë nga prindër shqiptarë nga Kosova, është vendosur përpara Botërorit të vitit 2014 nën një dilemë të madhe, kë të përfaqësonte mes Shqipërisë (Kosova atëherë nuk njihej nga UEFA dhe FIFA), Belgjikës si vendlindje, Anglisë ku kishte plotësuar kushtet e qëndrimit për 5 vite falë aktivizimit me Manchester United, apo edhe Turqisë.

Asokohe Januzaj, nën ndikimin edhe të këshillave të babait të tij menaxher, zgjodhi vendlindjen e tij Belgjikën, me synimin se do të shkonte në Botërorin e Argjentinës, por trajneri i atëhershëm belg Marc Wilmots nuk e grumbulloi, edhe pse kishte zhvilluar një ndeshje zyrtare.Tashmë Januzajt mund t’i jepet një mundësi e dytë, këtë herë jo më për të zgjedhur Shqipërinë, por Kosovën.

Gjithnjë nëse ai do ta ketë ende si dilemë braktisjen e Belgjikës për vendin ku kanë lindur prindërit e tij. Lojtari, i cili luan me Real Sociedadin, nuk ka folur ende për këtë çështje, e nuk dihet se cila do të jetë përzgjedhja e tij, nëse FIFA e bën realitet ndryshimin e rregullores, transmeton KP.

Lojtarët që mund të ndryshojnë fanellë kombëtareje:Gonzalo Castro (Dortmund): Nga Gjermania te SpanjaHoltby (Hamburg): Nga Gjermania tek AngliaDemme (Leipzig): Nga Gjermania tek ItaliaCorrea (Sevilla): Nga Argjentina tek ItaliaPapu Gómez (Atalanta): Nga Argjentina tek ItaliaCavanda (Standard Liege): Nga Belgjika te KongoBoyata (Celtic): Nga Belgjika te KongoOdjidja-Ofoe (Olympiacos): Nga Belgjika te GanaJanuzaj (Sociedad): Nga Belgjika te KosovaBakkali (Valencia): Nga Belgjika te MarokuCaio (Sao Paulo): Nga Brazili tek ItaliaJadson (Corinthians): Nga Brazili tek ItaliaEderson (Man. City): Nga Brazili te PortugaliaSandro (Antalyaspor): Nga Brazili te PortugaliaRodrigo (Valencia): Nga Spanja te BraziliMunir (Alaves): Nga Spanja te MarokuBojan (Alaves): Nga Spanja te SerbiaKaboul (Watford): Nga Franca te MarokuMbiwa (Lyon): Nga Franca te Afrika QendroreTolisso (Bayern): Nga Franca te TogoKongolo (Monaco): Nga Holanda te KongoNathan Aké (Bournemouth): Nga Holanda te Bregu i FildishtëMensah (Crystal Palace): Nga Holanda te GanaEl Ghazi (Lille): Nga Holanda te MarokuRekik (Hertha Berlin): Nga Holanda te TuniziaSansone (Villarreal): Nga Italia te GjermaniaCristante (Atalanta): Nga Italia te KanadajaIván Cavaleiro (Wolverhampton): Nga Portugalia te Bregu i Gjelbër (Cabo Verde)Djaló (Setubal): Nga Portugalia te Guinea BissauUrreta (Pachuca): Nga Uruguai te SpanjaAguirregaray (Tijuana): Nga Uruguai te SpanjaLaxalt (Genoa): Nga Uruguai tek Italia.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)