Vapa vret në 27 mënyra të ndryshme, thonë shkencëtarët

Vapa vret në 27 mënyra të ndryshme, thonë shkencëtarët

Efektet shëndetësore të të ftohtit ekstrem

Shkencëtarët kanë gjetur se nxehtësia e madhe mund të vrasë njeriun me 27 mënyra të ndryshme.

Pas shqyrtimit të literaturës shkencore mbi vdekjet që lidhjen me ngrohjen globale, shkencëtarët nga Universiteti i Hawaitt kanë identifikuar se shtatë organe mund të dëmtohen, duke na dërguar drejt vdekjes, transmeton portali arbresh.info

Në dekadën e fundit, temperaturat mesatare globale janë rritur me më pas 1 gradë celcius, por numri i vdekjeve për shkak të ngrohjes është rritur me 2.300 përqind.

Në vitin 2003, për shkak të vapës së madhe, në Europa ka përjetuar 70 mijë vdekje, ndërsa në Rusi në vitin 2010 një ngjarje e ngjajshme klimatike pa më shumë 10 mijë vdekje.

Temperaturat globale pritet të rriten nga 1 ° C në 3.7 ° C, varësisht se sa të suksesshëm ne jemi në kufizimin e emetimeve globale të serrave.

Shkencëtarët thanë se organet vitale që mund të dëmtohen nga vapa janë: truri, zemra, zorrët, veshkat, mëlçia, mushkëritë dhe pankreasi.

Kur trupi është nën stresin e vapës, gjaku lëviz më afër sipërfaqes së lëkurës për të lejuar që nxehtësia të humbasë. Kjo mund të krijojë një humbje të qarkullimit të gjakut në organet tjera.

Duke iu përgjigjur këtyre faktorëve të tjerë, proteinat që rregullojnë koagulimin e gjakut mund të mbyten dhe formimi i mpiksjeve së gjakut mund të shkaktojë bllokim në çdo organ , ndërkohë që mungesa e mpiksjes mund të shkaktojë hemorragji.

Ndikimi përfundimtar, i shkaktuar nga vapa ekstreme është kur indet e muskujve shkatërrojnë proteinat që rrjedhin, të cilat mund të helmojë veshkat, mushkëritë dhe mëlçinë.

Autori i studimit, Camilo Mora, ka theksua se vdekjet që shkaktohen për shkak të vapës së madhe janë të njohura, por deri me tani shkaqet në detaje nuk kanë qenë të njohura.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)