Një trup i vdekur është gjetur në orët e mbrëmjes sot në fshatin Gadime të Lipjanit.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Është gjetur një trup pajetë në fshatin Gadime e ultë në Lipjan, për identifikimin e trupit janë duku punuar ekipet përkatëse”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ndërkaq, Indeksonline nga burimet mëson se trupi i pajetë dyshohet se është Shqipdon Aliu, djali i cili është zhdukur më shumë se një javë.
COMMENTS