Policia e Kosovës jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në Lipjan, dyshohet se është Shqipdon Aliu

Policia e Kosovës jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në Lipjan, dyshohet se është Shqipdon Aliu

Imri Ahmeti fiton pa balotazh me 69%, Adnan Rrustemi i dyti me 17.2%

Në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, Policia e Kosovës ka marrë një njoftim se një trup i pajetë po qëndron tek një gurthyes i vjetër.

Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo u shprehë se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e zhdukur nga data 14 tetor, Shqipdon Aliu.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajete.”

“Ekipet e nevojshme policore janë ne vendngjarje.”

“Bazuar ne te dhënat fillestare dyshohet se behet fjale per personin e raportuar te zhdukur me daten 14 tetor.”

“Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policinë te gjejnë vendodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës.”, tha ajo.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)